Shitja online e produkteve që rrisin epshin seksual të femrave, policia nis hetimet

E publikuar: 12/02/2019 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Produkte për rritjen e epsheve seksuale kanë filluar të shiten edhe në Kosovë.

Mbrëmë në rrjete sociale janë paraqitur disa produkte të cilat rrisin epshin seksual.

Këto produkte i ka paraqitur në Facebook, një person me emrin Shpat Gashi.

Tutje, ai ka treguar edhe mundësit se si mund t’ua hedhësh grave në pije disa nga pikat e produktit në mënyrë që të rritet dëshira për marrëdhënie seksuale, shkruan lajmi.net.

“Pikat Black përdorën për femrat mund t’i hidhesh në pijen e femrës në gjitha llojet nuk ka efekte anësore vetëm jep epsh dhe dëshirën për marrëdhënie të menjëhershme”, ka sqaruar personi në fjalë.

Lajmi.net ka kontaktuar sot me Policinë e Kosovës për të kuptuar nëse kanë nisur hetime rreth këtij rasti.

Të njëjtit kanë thënë se e posedojnë këtë informacion dhe e kanë proceduar për trajtim të mëtejmë.

“Policia e Kosovës e posedon këtë informacion të publikuar në rrjetet sociale dhe të njëjtin e ka proceduar tek drejtoria kompetente për trajtim dhe veprim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Theksojmë se ende nuk dihet se si ka arritur ky produkt në tregun kosovar.