Shitet për 1.3 milionë dollarë laptopi me gjashtë lloje maluerësh

E publikuar: 29/05/2019 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Laptopi i pajisur me gjashtë lloje maluerësh shumë të rrezikshëm është shitur në një ankand online për 1.3 milionë dollarë.

Blerësi i laptopit 11 vjeçar prodhuar nga Samsung ngelet anonim. Sipas termave të ankandit, blerësi duhet të ofrojë informacione brenda 24 orësh.

Në mesin e maluerëve që gjendeshin në kompjuter ishte edhe ILOVEYOU i cili daton në 2000 dhe infektoi miliona kompjutera në mbarë botën.

I përfshirë ishte edhe ransomware WannyCry i cili goditi organizatat në mbarë botën në 2017-ën dhe infektoi 150 milionë kompjuterë.

Për shkak se shitja e maluerëve në SHBA është e ndaluar, kushdo që blen laptopin nuk do të ketë mundësi të aksesojë internetit prej tij sepse është çaktivizuar për këtë qëllim.

Gjashtë maluerët e laptopit janë:

  • WannaCry – ransomware që goditi 150 milionë kompjuterë
  • IloveYou – lançuar në 2000 dhe infektoi 50 milionë kompjuterë në dy javë përfshirë CIA, Pentagonin dhe Parlamentit Britanik
  • MyDoom – një krimb Windows që u përhap në 2004 në kompjuterat Windows
  • SoBig – zbuluar në 2003, 1 në 17 e-mail-e kishte virusin.
  • DarkTequila – një maluer keylogger i dizajnuar për të vjedhur të dhëna financiare dhe kredenciale kyqjeje.
  • BlackEnergy – një maluer përdorur për të sulmuar sistemin elektrik të Ukrainës në 2016-ën.

Ankandi ka tërhequr vëmendjen e shumë ekspertëve të sigurisë kibernetike.  /PCWorld Albanian