Shfaqen grafite të reja, sulmohet opozita (FOTO)

E publikuar: 24/02/2016 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë shfaqur grafite të reja në kryeqytet, ku shihen përfaqësuesit e partive opozitare me një mbishkrim të njëjtë “ pse ky po unë jo”.

Në përshkrimin e fotove të dërguara në redaksinë e Gazetës Express shkruan se ky aksion ka për qëllim që të tregohet egoja e vërtetë e 3 liderëve opozitar. “Qyteti i dëshpëruar” thotë opozita është duke bllokuar sheshet për festa dhe kërkojnë që në Prishtinë të jetohet jeta.

“Ky aksion ka për qellim qe te tregohet ego e vërtet e 3 liderëve opozitar të cilët janë duke shkatërruar cdo gjë, duke përfshi edhe përditshmërinë tone duke bllokuar festë e sheshe vetëm e vetëm sepse një njeri si Hashim Thaçi do te kandidoj për president”, thuhet në reagim.

“Nuk ka rendësi kush zgjidhet a çka do të bëhet por me rëndësi është që në Prishtinë të jetohet jeta e jo protesta.

Me respekt

Qytetari i dëshpëruar i Prishtines”, thuhet në njoftimin e  dërguar.

/Express/

Image
Image