Shënohet viktima e 115 nga Covid-19 në Kosovë

E publikuar: 15/07/2020 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin Covid-19.

Personi i vdekur është Haki Rushiti nga Prekazi i Skenderajt.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Ai ka ngushëlluar familjen Rushiti, teksa ka apeluar te qytetarët për zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së.

Kujtojmë se dy persona Ferizaj vdiqën gjatë ditës, ndërsa ky është personi i tretë, duke e quar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 115./kp/

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.

Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona.

Gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë. SL