SHBA-ja edhe pas largimit do të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

E publikuar: 03/01/2019 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli zyrtarisht dolën nga UNESCO në mesnatë më 1 janar, pas një procesi të filluar një vit më parë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi konfliktin arabo-izraelit dhe shqetësimet se organizata është e njëanshme, raporton Sputnik, transmeton zeri.info Megjithatë, Uashintoni, thotë diplomati serb Zoran Milivojeviq, dhe pas largimit nga UNESCO do të vazhdojë lobimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Uashingtoni do të mbajë statusin e vëzhguesit e UNESCO-s, por nuk do të paguajnë kontributet dhe nuk do të zgjidhet në Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Kur u pyet se si tërheqja e këtyre vendeve nga një prej organizatave më të rëndësishme të OKB-së do të reflektojë mbi ri-përpjekjen e mundshme të Kosovës të sigurojë vend në UNESCO, Milivojeviq thotë se për Serbinë, në një mënyrë, mund të jetë e dobishme, sepse në fakt, kjo zvogëlon numrin e vendeve në votim që do të mbështesin pranimin e Kosovës.

“Megjithatë, SHBA-ja do të vazhdojë të lobojë për Kosovën dhe do të përpiqet që konceptin e shtetësisë së Kosovës ta konfirmojë në këtë mënyrë. Në këtë drejtim,  largimi i SHBA-së nga kjo organizata e OKB-së do të ketë ndikim më të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare sesa në çështjen e pranimit të Kosovës. Amerika, në fakt, dhe në këtë mënyrë konfirmon politikën Trumpit drejt mohimit të multilateralizmit dhe mbështetjes në bilateralizëm të pastër në parimin – Amerika para së gjithash”, vlerëson ai. Rikujtojmë se, për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO zyrtarët e Prishtinës janë duke lobuar që nga viti 2009, dhe me lobim më aktiv që nga viti 2014. Në nëntor të vitit 2015, Kosova nuk është e pranuar në këtë organizatë. Në atë kohë, gjithsej 122 vende votuan, 92 votuan “për”, dhe 50 kundërshtuan. Kanë qenë 29 abstenime, ndërsa përfaqësuesit e 15 vendeve mbetën jashtë sallës.

Kosova në vitin 2017, në bashkëpunim me Perëndimin, hoqi dorë nga kërkesa për anëtarësim në këtë organizatë. Në tetor të të njëjtit vit, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai po “punon në forcimin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Interpol dhe UNESCO brenda dy viteve”, që do të thotë se në vjeshtë Kosova edhe një herë do të përpiqet të bëhet anëtare e UNESCO-s./Zeri