Shaqiri: E merituam fitoren ndaj PSG-së, te Liverpooli të gjithë lojtarët janë të nevojshëm

E publikuar: 20/09/2018 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri ka debutuar me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori nga Kosova u aktivizua për Liverpoolin në minutën e 85-të në vend të Mohamed Salah.

Liverpool mori një fitore të vlefshme 3-2 ndaj PSG-së, për ta nisur mbarë edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.

E pas kësaj fitore, ylli gjilanas ka folur për ecurinë e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

“Ishte e mahnitshme të luaje një ndeshje në Ligën e Kampionëve në Anfield”.

“Tifozët ishin të mrekullueshëm dhe ishte një fitore e madhe për gjithë ne”.

“Gjatë ndeshjes e kam ndjerë se sa të zhurmshëm janë tifozët tanë, ishte një ndeshje për tu parë shumë herë reprizë”, tha Shaqiri.

Gjilanasi nuk ka pasur hapësirat e duhura te Liverpooli, por sipas tij të gjithë lojtarët për Liverpoolin janë të rëndësishëm.

“Për të qenë të suksesshëm gjatë gjithë stinorit, Liverpooli ka nevojë për secilin lojtar”.

“Kemi shumë ndeshje të vështirë, kësisoj çdo lojtar duhet të jetë gati. Kemi një skuadër të mirë dhe çdo lojtar duhet të jetë i rëndësishëm gjatë sezonit”, tha Shaqiri. /Telegrafi/