Serbia nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën. Nuk zhvillohen as takimet për kufirin

15.05.2019 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Serbia nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën. Nuk zhvillohen as takimet për kufirin

Arrestimi i shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, në marsin e vitit 2018, nuk ka kaluar pa veprime hakmarrëse nga pala serbe. Ata kanë hedhur poshtë zbatimin e të vetmes marrëveshje që funksiononte mes doganave të të dyja shteteve.

Kjo ka shkaktuar anulimin e takimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe në pikat doganore Jarinjë dhe Bërnjak, të parashikuara në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të dyja palët duhet të takoheshin për diskutim së paku një herë në muaj, bashkëpunim i cili realizohej përmes “EULEX”-it.

Drejtori i pikave doganore në veri, Besim Curri tregon se takimet kanë pasur ndikim në menaxhimin e kontrabandës, pasi Veriu i vendit konsiderohet si “zona gri”.

“Në territorin e Mitrovicës zakonisht kemi ekipe 24 orë, të cilat bëjnë edhe kontrollin e dytë, përpos kontrollit që bëhet në pikën kufitare. Bëjmë kontrolle edhe në rrugë, ku ka ekipe aktive në 24 orë të ditës”, tha Besim Curri, drejtor i pikave doganore në veri.

Erik Morina tregon se palës serbe i është ndaluar komunikimi me ta në çfarëdo forme.

“Takimet kanë qenë shumë të rëndësishme, por për momentin nuk kemi takime të rregullta. Sigurisht që mungesa e takimeve të tilla na shkakton mangësi në marrjen e informacioneve lidhur me procedurat doganore”, tha Erik Morina, shef i ndërrimit në pikën doganore Jarinjë.

Top Channel ka provuar të marrë një qëndrim nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, por ajo nuk është përgjigjur. Megjithëkëtë, Serbia ka nisur edhe më tepër mosrespektimin e marrëveshjeve të Brukselit, pas vendosjes së masës nga nëntori i vitit të kaluar. Përkundër kësaj Bashkimi Europian nuk ka reaguar./tch/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Serbia nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën. Nuk zhvillohen as takimet për kufirin

Serbia nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën. Nuk zhvillohen as takimet për kufirin

Diplomati gjerman: Ngecja e dialogut e rrezikshme, Parisi një mundësi e mirë për të rifilluar bisedimet

Diplomati gjerman: Ngecja e dialogut e rrezikshme, Parisi një mundësi e mirë për të rifilluar bisedimet

“Kosova”, kërkesa e vetme e opozitës serbe për t’u kthyer në Parlament

“Kosova”, kërkesa e vetme e opozitës serbe për t’u kthyer në Parlament

Hahn: Pres rekomandim pozitiv për Shqipërinë

Hahn: Pres rekomandim pozitiv për Shqipërinë

Franca, shteti kyç që (s)do t’i mundësojë Kosovës liberalizmin e vizave

Franca, shteti kyç që (s)do t’i mundësojë Kosovës liberalizmin e vizave

SHBA-ja kritikon emërimet e kriminelëve dhe joprofesionistëve në pozitat e larta

SHBA-ja kritikon emërimet e kriminelëve dhe joprofesionistëve në pozitat e larta

Milaim Zeka: Agron Mustafa i kërkoi Policisë ta mbronte nga djali i Adem Jasharit

Milaim Zeka: Agron Mustafa i kërkoi Policisë ta mbronte nga djali i Adem Jasharit

Lista Serbe zotohet se në Kosovë do të implementojë projektet e Vuçiqit

Lista Serbe zotohet se në Kosovë do të implementojë projektet e Vuçiqit

Trajkoviqi kallëzim penal ndaj Vuçiqit e Gjuriqit

Trajkoviqi kallëzim penal ndaj Vuçiqit e Gjuriqit

Haradinaj: Rama të merret me problemet në Shqipëri dhe ta ndihmojë aq sa mundet Kosovën

Haradinaj: Rama të merret me problemet në Shqipëri dhe ta ndihmojë aq sa mundet Kosovën

Largimi nga Roma, De Rossi: E ndieja, por ma komunikuan vetëm të hënën

Largimi nga Roma, De Rossi: E ndieja, por ma komunikuan vetëm të hënën

Haradinaj thotë se dialogu me Serbinë tash është në duar të sigurta, s’rrezikohet ndarja

Haradinaj thotë se dialogu me Serbinë tash është në duar të sigurta, s’rrezikohet ndarja

Reagojnë Devollët, e shënjestrojnë vetëm Albin Kurtin

Reagojnë Devollët, e shënjestrojnë vetëm Albin Kurtin

AR Katana ndan 110 bursa për studentët e Gjilanit, në shumën prej 138 eurove

AR Katana ndan 110 bursa për studentët e Gjilanit, në shumën prej 138 eurove

Avdullah Hoti: Z-Mobile ka përfituar 100 milionë euro pa investuar asnjë cent në Telekom

Avdullah Hoti: Z-Mobile ka përfituar 100 milionë euro pa investuar asnjë cent në Telekom

Mogherini thotë se FSK’ja s’mund të bëhet ushtri me ligje

Mogherini thotë se FSK’ja s’mund të bëhet ushtri me ligje