Serbët alarmohen pas takimit të dy qeverive

E publikuar: 23/03/2015 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri serb i Drejtësisë, Nikolla Selakoviq, ka thënë se Serbia nuk mundet dhe nuk do të rresht së kundërshtuari krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe se kësaj ide duhet t’i kundërvihet edhe Bashkimi Evropian.

Image

“Këtë nuk duhet ta fshehin me çfarëdo ambalazhi, pasi që për këtë po bëhet fjalë”, tha Selakoviq për mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Kryeministrat e Kosovës dhe i Shqipërisë, Isa Mustafa dhe Edi Rama, kanë nënshkruar sot një marrëveshje dypalëshe mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme, ndërsa kryeministri shqiptar konfirmoi edhe njëherë se “bashkimi kombëtar do të bëhet përmes Bashkimit Evropian”.

“Ne i bëjmë thirrje BE-së që të kundërshtojë këtë dhe mos të heshtin duke shikuar me dashamirësi”, tha Selakoviq.