Selimi s’po mund ta paramendojë Thaçin si figurë unifikuese, e quan përçarës

E publikuar: 01/03/2016 02:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, nuk po mund ta paramendojë se Hashim Thaçi që u votua për president të jetë figurë unifikuese e spektrit politikë e të popullit në përgjithësi.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Selimi ka thënë se Thaçi është pikërisht e kundërta e figurës unifikuese.

“Paramendoni sikur Thaçi të tentojë të jetë unifikues. Thaçi ka bërë të kundërtën. Ai nuk ka qenë për asnjë moment unifikues. Por përkundrazi ka qenë përçarës”, ka thënë Selimi.

Madje, Selimi, që ka qenë njëri nga komandantët e luftës së UÇK-së, ka thënë se kreu politik i UÇK-së, madje as që ka qenë ndonjëherë i tillë.
“Thaçi nuk është e as që ka qenë ndonjëherë figurë unifikuese në natyrën e tij”, ka thënë Selimi, përcjell koha.net. “Është utopi të pretendohet se Thaçi është figurë unifikuese”, ka thënë ai.

E për ta arsyetuar se “për nga natyra e tij ai është përçarës”, Selimi ka përmendur edhe një tjetër argumet.

“Thaçi ka arritur të përçajë edhe anëtarët e LDK-së. Pra paramendoni sa mund të jetë ai unifikues”. /Koha. net/