Selimi: Reforma në drejtësi do të ngritë llogaridhënien

03.12.2020 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Selimi: Reforma në drejtësi do të ngritë llogaridhënien

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, sot ka takuar Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, me të cilin ka diskutuar për draftin e parë të Strategjisë që del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit me qëllim që të finalizohen rekomandimet të cilat përfshihen në këtë strategji.

Ministri Selimi ka falënderuar Kryesuesin Hyseni për bashkëpunimin e treguar dhe ka vlerësuar kontributin e të gjithë akterëve të përfshirë në hartimin e planit të veprimit i cili sipas tij, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm, përmes së cilit do të adresohen sfidat e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial,transmeton Lajmi.net.

“Është tejet me rëndësi i gjithë procesi i reformës në drejtësi, përmes së cilës synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial”, tha Ministri Selimi, duke theksuar se garantimi i pavarësisë dhe fuqizimi i sistemit gjyqësor e prokurorial është prioritet dhe si i tillë do të realizohet në bashkëpunim me të gjithë hisedarët e drejtësisë.

Nga ana tjetër Kryesuesi i KPK-së, Hyseni ka vlerësuar këtë bashkëpunim të ofruar nga ana e Ministrit Selimi dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë deri në finalizim të këtij procesi tejet të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Ministri Selimi në mbyllje të këtij takimi theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të avancimit të agjendës së kësaj reforme, do të sjellë padyshim progresin e pritur. Ministri Selimi në mbyllje të këtij takimi theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të avancimit të agjendës së kësaj reforme, do të sjellë padyshim progresin e pritur.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Selimi: Reforma në drejtësi do të ngritë llogaridhënien

Selimi: Reforma në drejtësi do të ngritë llogaridhënien

KEDS-i njofton për ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS-i njofton për ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

Fëmijët me aftësi të kufizuara mbështeten me 800 tabletë për t’ua lehtësuar mësimin në distancë

Fëmijët me aftësi të kufizuara mbështeten me 800 tabletë për t’ua lehtësuar mësimin në distancë

OAK: Lirimi i lëndës së parë nga TVSH të vazhdojë edhe pas shfuqizimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

OAK: Lirimi i lëndës së parë nga TVSH të vazhdojë edhe pas shfuqizimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Termokos fal borxhet për subjektet afariste që nuk u lejuan të punojnë gjatë pandemisë

Termokos fal borxhet për subjektet afariste që nuk u lejuan të punojnë gjatë pandemisë

22 të vdekur e 627 raste të reja me COVID-19

22 të vdekur e 627 raste të reja me COVID-19

Specialja në pushim dimëror nga 21 dhjetori

Specialja në pushim dimëror nga 21 dhjetori

​Lagjja “Sofalia” në Prishtinë të shtunën mbetet pa ujë të pijshëm

​Lagjja “Sofalia” në Prishtinë të shtunën mbetet pa ujë të pijshëm

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

​ASK: Rriten çmimet e produkteve të importuara

​ASK: Rriten çmimet e produkteve të importuara

​Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik i qendrave spitalore nga e hëna në protestë

​Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik i qendrave spitalore nga e hëna në protestë

Maliqi: Personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të jenë të diskriminuar

Maliqi: Personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të jenë të diskriminuar

Delegacioni i Kosovës nesër në Kizhevak, deklarohen para mediave me përfaqësuesin serb

Delegacioni i Kosovës nesër në Kizhevak, deklarohen para mediave me përfaqësuesin serb

Hoti paralajmëron tryezë të partive politike për presidentin

Hoti paralajmëron tryezë të partive politike për presidentin

​Zemaj: Planifikohet që pajisjet lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar të mbulohen nga shteti

​Zemaj: Planifikohet që pajisjet lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar të mbulohen nga shteti

​OHTK për projektligjin për rimëkëmbjen: Të premten, shansi i fundit që deputetët të kthjellen

​OHTK për projektligjin për rimëkëmbjen: Të premten, shansi i fundit që deputetët të kthjellen