Selimi: Më ka penguar trajtimi i të paprekshmit

E publikuar: 01/03/2016 00:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi nuk po i pëlqen epiteti i “të paprekshmit” nga Policia e Kosovës.

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për ndonjë trajtim të veçantë. Që nga protestat për reciprocitet me Serbinë në kufij e këtej është bërë lajm pse nuk po arrestohet Rexhep Selimi. Unë nuk mendoj se duhet të jetë lajm se pse nuk u arrestua Rexhep Selimi, por pse u arrestua Albin Kurti, Glauk Konjufca, etj.”, ka thënë Selimi në “Interaktiv” të KTV-së.

Ka thënë se nuk është i paprekshëm

“Jam mbajtur në polici sikur të gjithë të tjerët. Kam marrë masë nga Policia të cilën jam duke e respektuar”, ka thënë Selimi. /KTV/