Selena Gomez sapo gjeti binjaken që i kishte humbur që në lindje? (FOTO)

E publikuar: 18/08/2017 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Selena Gomez është ndër personazhet më të preferuara në botë.

 Jo më kot ajo ka eksperimentuar si këngëtare, aktore por edhe moderatore duke qenë se bazën e fansave e ka shumë të gjerë dhe ata janë të gatshëm ta ndjekin kudo.Njëra prej tyre duket se është një vajzë 22-vjeçare, e cila quhet Sofia Solares.

Ajo po çmend rrjetin sepse është kopja identike e Selenës, të cilën e pëlqen vërtet shumë (kuptohet në fakt). Sofia jeton në Meksikë dhe gjithë jetën e saj e kanë ngatërruar me Selena-n, madje ka pasur edhe persona të cilët i kanë kërkuar foto dhe autografe duke e ngatërruar me yllin hollivudian

Vetëm për këtë fakt ajo ka më shumë se 219.000 ndjekës në Instagram dhe e ka pranuar hapur se e pëlqen shumë Selena-n, por ngjashmëria me të është shumë natyrale sepse ajo nuk përpiqet ta kopjojë, por siç thotë edhe vetë “binjakja” thjesht… është fiks si ajo dhe s’mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar këtë dhuratë të natyrës. /Blitz/