Sejdiu: Me t’u rrëqethë trupi kur e sheh që Thaçi e mban të njejtin post si Rugova

E publikuar: 27/04/2019 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Grupit Parlamentar të LDK’së, Korab Sejdiu, ka reaguar pas debatit të zhvilluar dje në Komisionin Hetimor në Kuvendin e Kosovës lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq, në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe anëtarëve të Komisionin.

Sipas Sejdiut, është fatkeqësi kur mendohet se kush e ka zëvendësuar Ibrahim Rugovën në postin e presidentit.

“Sot kemi ardhë në gjendje me na u rrëqethë trupi kur e shohim e dëgjojmë atë që fatkeqësisht mbanë të njëjtin post”, ka shkruar Sedjiu.

Debati i djeshëm në Komisionin Hetimor Parlamentar është përcjellë me përplasje të shumta në mes të anëtarëve të Komisionit me Hashim Thaçin, dhe gjithashtu edhe të anëtarëve në mes vete.

I gjithë debati i djeshëm pothuajse ka shkuar në përplasje personale, me akuza për pjesëmarrje në SHIK e për sabotazh të luftës, por asnjë fjalë nuk u tha për deportimin e ‘gylenistëve. /GazetaExpress/