S’do ta besoni KUR dhe ME KE ka humbur virgjërinë Kim Kardashian (Foto)

E publikuar: 07/10/2015 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mund të keni menduar se dinit gjithçka rreth Kim Kardashian, por ja që jeni gabuar. E dinit që Kim ka humbur virgjërinë në moshën 14-vjeçare me nipin e Micheal Jackson, TJ?

Detajet rreth jetës së Kim janë shkruajtur në librin e titulluar “Kim” nga Sean Smith ku është diskutuar rreth lidhjeve të yllit televiziv gjatë kohës që ishte në shkollë, duke vazhduar më pas me fakte të panjohura rreth lidhjes me RJ, Reggie Bush, Kris Humphries dhe tani Kanye West.

Kim ka folur më parë në publik për herën e parë që ka humbur virgjërinë dhe ka thënë se i ka kërkuar këshilla mamasë së saj, Kris Jenner. “Kur doja të bëja seks për herë të parë isha pothuajse 15 vjeç”, ka thënë ajo.

TJ tani është i martuar dhe ka tre fëmijë, ndërsa Kim është martuar me reperin Kanye West dhe është në pritje të fëmijës së dytë. Jeta vazhdon për të dy zogjtë e…eksituar.
kim kardashian

(m.p/shqiptarja.com)