Sarri tregon pse Kepa refuzoi zëvendësimin: Ishte një keqkuptim, por kishte sjellje të gabuar

E publikuar: 24/02/2019 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë u habitën me refuzimin e Kepa Arrizabalaga për t’u larguar nga loja në momentet e fundit të ndeshjes finale në EFL Cup ndaj Manchester Cityt.

Spanjolli refuzoi të dëgjojë urdhrin e trajnerit Maurizio Sarri, i cili dëshironte që të inkuadronte Willy Caballeron pasi argjentinasi njihet si një portier që mbron penalltitë.

Pas ndeshjes tekniku spanjoll shpjegoi gjithë këtë situatë të krijuar duke thënë se e gjitha ishte një keqkuptim pasi ai mendoi se 24-vjeçari kishte ngërçe dhe nuk ishte në gjendje t’i mbronte penalltitë.

Willy Caballero i hutuar, nuk e dinte nëse do të futej apo jo në fushë (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se ju duhet të flisni për futbollin. Ishte një ndeshje mjaft e mirë. Ajo situatë ishte një keqkuptim i madh. Kuptova se kishte një problem dhe duhet të bënim zëvendësimin”.

“Ishte një keqkuptim sepse kuptova që portieri kishte një ngërç dhe mendova që nuk do mund të mbronte. Por, ngërçi nuk ishte më problem dhe ai mund të mbronte”.

“Portieri e kuptoi se unë kërkova zëvendësimin për shkak të gjendjes së tij fizike. Ai pastaj tha “nuk kam ndonjë problem‘ dhe besoj kishte të drejtë”.

Maurizio Sarri i dëshpëruar me sjelljen e lojtarit të tij (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“E kuptova këtë vetëm kur erdhi doktori. Unë doja Willyn gati. Ai (Kepa) kishte të drejt për motivimin e tij, por kishte sjellje të gabuar”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.

Vlen të theksohet se City fitoi në penallti me rezultat 3-4 dhe kështu fitoi EFL Cup për herë të dytë radhazi. /Telegrafi/