Sarri: Nuk është e lehtë për Dybalan dhe Ronaldon të luajnë bashkë

E publikuar: 10/06/2020 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka pranuar se Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo nuk e kanë aspak të lehtë të bashkëjetojnë në fushë, për shkak dallimin të theksuar në lojën e tyre.

Sarri foli për Sky Sport Italia para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në Kupën e Italisë, që Juventusi i tij do ta zhvillojë kundër Milanit këtë të premte, transmeton Gazeta Express.

Trajneri italian e ka lënë shpesh në stol Dybalan duke u përqendruar në Ronaldon dhe është akuzuar për mos aktivizimin e argjentinasit përkrah portugezit.

“Dybala është lojtar fenomenal dhe vështirësia jonë e vetme është se nuk e kemi të lehtë t’i bëjmë dy lojtarë të ndryshëm si Dybala dhe Ronaldo të bashkëjetojnë, por ata dy mund ta bëjnë dallimin gjithmonë”, tha Sarri.

“Nuk është e thjesht t’i përdorësh ata në nivel taktik, por kur i ke dy lojtarë me cilësi të tyre, pjesa tjetër e skuadrës duhet të përshtatet kur sulmojnë dhe mbrohemi”, shtoi ai. /Gazeta Express/