Sanchez largohet nga Arsenali, ‘Topçinjtë’ e zëvendësojnë me Zahan

E publikuar: 12/11/2017 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez ka vendosur të largohet nga Arsenali.

Klubi anglez ka negociuar me lojtarin që disa muaj por që nuk ka arritur marrëveshje.

Kësisoj largimi i sulmuesit kilian nga ‘Topçonjtë’ pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kontrata e sulmuesit shtatshkurtër skadon në verë dhe Arsenali kërkon të fitojë së paku 20 milionë euro.

Por Arsenali nuk po qëndron duarkryç dhe tani ka gjetur zëvendësuesin e kilianit.

Është sulmuesi anglez Wilfried Zaha që po kërkohet me ngulm nga londinezët.

Trajneri Arsene Wenger e pëlqen shumë lojën e anësorit dhe ka gati ofertën për Crystal Palace.

‘Topçinjtë’ kanë gati 35 milionë funte për transferimin e Zahas në ‘Emirates’.

25-vjeçari ka luajtur pesë ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar dy gola. /Telegrafi/