Samsung zyrtarisht pjesë e industrisë së automobilave

E publikuar: 14/09/2017 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandi Korean i elektronikës Samsung synon të bëhet një lojtar madhor në industrinë e automatizimit duke përdorur blerjen e më të fundi 8 miliard dollarëshe të Harman dhe potencialin industrinë e komunikimeve mobile.

Ditën e Enjte në Shfaqen e Makinave në Frankfurt, Samsung zbuloi biznesin më të ri të kompanisë e cila do të zhvillojë shërbime për sistemet autonome si dhe një fond prej 300 milion dollarësh i cili do të investohet tek startupet me në fokus industrinë e automobilave.

“Ka ardhur koha që të bëjmë të ditura ambiciet tona në industrinë e automobilave,” raportohet të ketë thënë presidenti dhe CSO i kompanisë Young Sohn.

Prodhuesi më i madh në botë i semikonduktorëve për nga të ardhurat, Samsung është gjigandi i elektronikës i cili udhëheq tregun e telefonëve, televizorëve, ekraneve dhe çipeve të memorjes.

Dy rivalët më të mëdhenj të kompanisë gjithashtu kanë filluar të shkelin në hapësirën e automobilave: Intel me blerjen e Mobil Eye për 15.3 miliard dollar dhe Qualcomm me blerjen e NXP për 47 miliard dollar.

Nga ana tjetër Harman, kompani e cila njihet mirë për bokset e saj, 65% e të ardhurave të saj vinë nga industria e automobilave duke furnizuar prodhuesit me shërbime navigimi, sistem zbavitëse dhe rrjete mobile. /PCWorld Albanian