Samsung nuk matet dot me Apple për orët inteligjente

E publikuar: 28/02/2019 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kërkesa për orë inteligjente u rrit në mënyrë të konsiderueshme në 2018-ën sipas një raporti të Strategy Analytics dhe Apple është qartësisht lideri në këtë sektor.

Shitjet e Apple Watch janë dukshëm përpara Samsung dhe FitBit me 9.2 milion njësi të shitura në tre mujorin e katërt të 2018-ës përballë 2.4 milion të Samsung dhe 2.3 milion të FitBit.

Garmin vjen në vendin e katërt të largët me 1.1 milion njësi të shitura.

Vlen të theksohet se të gjitha kompanitë në fjalë kanë shitur më tepër sesa një vit më parë. krahasuar me 2017-ën, shitjet u rritën me 56%. Apple u rrit me 27% në 22.5 milion Apple Watch të shitura. Mbarë industria shiti 45 milion orë në 2018-ën.

Por pjesa e tregut e Apple ra nga 67.2% në 50.7% në 2018-ën. Samsung dhe FitBit kanë trefishuar shitjet e tyre. Sipas Strategy Analytics Samsung ka një shans të artë me Galaxy Watch Active këtë vit pas popullaritetit të Galaxy Watch.

FitBit Versa dhe Care gjithashtu kanë provuar të jenë shumë të suksesshëm për kompaninë e tretë në listë.

I vetmi që ka qëndruar në vend është Garmin duke zënë 7.1% të tregut. Apple, Samsung, FitBit dhe Garmin kanë katër lojtarët e mëdhenj ku 8 në 10 orë të shitura në mbarë botën bartin emrin e tyre.

Gjatë vitit të kaluar Apple prezantoi orën e shtrenjtë Apple Watch Series 4 dhe uli çmimin e Apple Watch Series 3. Javën e kaluar Samsung afirmoi strategjinë agresive me orën e re Galaxy Watch Active që kushton vetëm 199 dollarë. /PCWorld Albanian