Samsung Internet sjell “Night Mode” në Android

E publikuar: 30/10/2017 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shfletuesit i Samsung në Android aplikoi një ndryshim ditën e sotme në mënyrë që të mos dëmtojë sytë e përdoruesve.

Kompania përditësoi Samsung Internet me një modalitet të dedikuar “Night Mode”.

Funksioni u shfaq fillimisht në versionin beta të shfletuesit 6.2.00.38 dy muaj më parë ndërsa tani është i disponueshëm për të gjithë.

Night Mode ul shkëlqimin e ekranit për ta bërë eksperiencën e shfletimit më të lehtë për syrin tuaj. Për ta aktivizuar klikonin menunë e përfaqësuar nga një buton me tre pika dhe përzgjidhni opsionin “Turn on Night Mode.”

  

Ndryshe nga sa jeni mësuar në aplikacione të tjera, ky modalitet në Samsung Internet jo vetëm që ul shkëlqimin për ndërfaqen e aplikacionit por edhe imazhet që shfletoni.

Ajo që ju ngelet është të shkarkoni versionin më të fundit të Samsung Internet nga Play Store. Nëse ende nuk shfaqet për ju, atëherë ju rekomandojmë versionin beta të shfletuesit. /PCWorld Albanian

Samsung Internet

Samsung Internet beta