Samsung Galaxy Note 2 i shpëton jetën një polici

E publikuar: 07/03/2015 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një oficer policie nga Tajlanda u qëllua të hënën me pistoletë gjatë një operacioni policor, por, për fatin e tij të mirë, plumbi u pengua nga telefoni Galaxy Note 2 që oficeri po e mbante në anën e djathtë të xhaketës. Plumbi depërtoi tek telefoni dhe e goditi Pol Maj Gen Sophon Thonglorm në anën e djathtë. Megjithatë, Galaxy Note 2 ngadalësoi shpejtësinë e plumbit, duke i shpëtuar kështu jetën policit. Telefoni u shkatërrua i gjithi, por e rëndësishme është që oficeri shpëtoi dhe kjo falë Galaxy Note 2.

Ngjarja u përhap kaq shumë sa e mori vesh edhe divizioni i Samsung-ut në Tajlandë. Kompania i ofroi oficerit një Samsung Galaxy S6, së bashku me një udhëtim falas për në Bangkok, ku do të marrë edhe pajisjen. Miqtë e oficerit u shprehën se ai ishte shpëtuar nga “”Luangpor Samsung.” Termi “Luangpor” i referohet një pajisje të shenjtë.

“E pranova ofertën. Do të shkojë në Bangkok për ta marrë atë. Jam shumë i lumtur. Shpëtova dhe kjo për shkak të Samsung-ut. Jam i gëzuar që Samsung do të më dhurojë një telefon të ri. Këtë lajm të mirë e kam ndarë me gruan time. Unë e mbaj telefonin në anën e djathtë të xhaketës. Ishte fati im që plumbi goditi telefonin,” u shpreh Pol Maj Gen Sophon Thonglorm.krokodili.al/