Samsung do të furnizojë Apple me 200 milion ekrane OLED në 2018-ën

E publikuar: 22/12/2017 04:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse ka një kompani që shquhet për prodhimin e ekraneve OLED, ai është Samsung.

Për këtë arsye sa herë që debuton një telefon Samsung, kompanitë e testimit na rikujtojnë ekranin më të mirë të një telefoni.

Samsung gjithashtu është furnizuesi më i madh i rivalit të drejtpërdrejtë Apple me ekran OLED për iPhone X.

Panelet OLED të Samsung janë më të mirë në treg dhe Apple dëshiron ta vazhdojë këtë bashkëpunim.

Samsung do të furnizojë Apple me 180 deri në 200 milion panele fleksibël OLED në 2018-ën sipas burimeve të afërta të industrisë.

Kjo shifër është katër herë më e lartë sesa 50 milion panelet OLED që Samsung i siguroi Apple këtë vit.

Secili prej paneleve ka një vlerë prej 110 dollarësh dhe vetëm nga kjo marrëveshje Samsung gjeneron 18.9 deri në 22 miliard dollar të ardhura.

Ndërsa ky është lajmi i mirë për Samsung, prodhuesi Korean nuk duhet të ndihet aq i sigurte. Ka pasur raportime se Apple dhe LG kanë nisur një bashkëpunim për prodhimin e ekraneve OLED në 2020-ën.

Edhe sikur Samsung të humbiste biznesin e ekraneve përballë LG, ende do të gjeneronte mjaftueshëm të ardhura nga komponentët e tjerë që i ofron Apple për iPhone. /PCWorld Albanian