Sami Khedira probleme me zemër, nuk udhëton me skuadrën në Madrid  

E publikuar: 19/02/2019 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sami Khedira nuk është ftuar për ndeshjen me Atletico Madridin që do të zhvillohet në Wanda Metropolitano të mërkurë, për shkak të një problemi me zemër.

Ka qenë vetë trajneri Massimiliano Allegri që ka treguar për rastin e lojtarit duke thënë se do të bëhen edhe disa analiza për lojtarin.

Khedira do t’i kryej disa analiza për shkak të një aritmie atriale (patologji që ndikon në ndryshimin e ritmeve të zemrës, me goditje të shpejta dhe të çrregullta) të shfaqur ditën e sotme.

Ka qenë klubi që ia ka ndaluar udhëtimin.

Ende Juventusi nuk ka dhënë informacione për gjendjen e lojtarit.

Sami Khedira (Photo by Adam Hunger/Getty Images)

Me klubin nuk ka udhëtuar as Douglas Costa që po vazhdon programin për rimëkëmbje. /Telegrafi/