Rriten shitjet e iPhone në 2017-ën

E publikuar: 06/11/2017 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht faktit se Apple shtyu debutimin e iPhone X në Nëntor dhe si rezultat edhe në vitin fiskal të 2018-ës, shitjet e iPhone u rikthyen tek rritja gjatë 2017-ës.

Ditën e Premte kompania raportoi se kishte shitur 46.7 milion iPhone në tre mujorin e katërt, një total prej 217 milion njësish në tërë vitin.

Pasi shitjet e iPhone ranë për herë të parë vitin e kaluar, analistët ishin të shqetësuar se epokës së iPhone i ka ardhur fundi.

Megjithatë dyshimet rreth iPhone X kanë qenë të pabaza. Pavarësisht problemeve me prodhimin dhe sasinë e kufizuar të telefonit në ditët e para, analistët shpresojnë se ridizajnimi i parë madhor që nga 2014-ta mund të sjellë shitje rekord për Apple në 2018-ën.

Rekordi i fundit i përket 2015-ës kur kërkesa e lartë për iPhone 6 dhe 6 Plus solli shitjen e 231.22 milion iPhone.

Analistët besojnë se kompanisë mund të shesë vitin e ardhshëm 242 milion telefonë. /PCworld Albanian