Rrahim Pacolli i kërkon Stjepan Mesic ta përkrah Byronë Kosovare të Sigurimeve

E publikuar: 05/10/2015 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli ka kërkuar nga ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesic, që të ndikojë tek autoritetet kroate që në të ardhmen të arrihet marrëveshje biletarale në mes të dy shteteve.

“Sot u takova me ish Presidentin e Kroacisë, z. Stjepan Mesic, nga i cili kërkova përkrahje rreth mundësisë që në të ardhmen të arrihet marrëveshje bilaterale ndërmjet Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Byrosë Kroate të Sigurimeve. Takimin me përfaqësues të Byrosë Kroate të Sigurimeve e kemi ne pasditen e sotme”, ka shkruar Pacolli në Facebook.