Router Wi-Fi 6 me kosto më të përballueshme falë Nighthawk AX4

E publikuar: 09/04/2019 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Netgear prezantoi sot një prej routerëve Wi-Fi 6 më të lirë në treg. Modeli bazë Nighthawk AX4 vjen me Wi-Fi 6, katër porta gigabitëshe, dhe deri në 3Gbps transmetim të dhënash.

Me kosto prej 199 dollarësh, nuk është aspak i lirë por shumë më i lirë sesa routerët e tjerë në treg me Wi-Fi 6.

Wi-Fi 6 është gjenerata e fundit e standardit Wi-Fi dhe ofron komunikim më efikas mes pajisjeve dhe performancë më të lartë në rrjetet e ngarkuara.

Janë routerët si AX4 që do të sjellin standardin e ri tek më shumë konsumatorë. TP-Link gjithashtu ka prezantuar disa router Wi-Fi 6 por ende nuk kanë goditur tregut.

Ndërsa Nighthawk AX4 do të jetë i disponueshëm nga ky muaj.

Përveç Wi-Fi 6 nuk ka diçka të veçantë në këtë mes. AX4 është një tjetër router bazik i cili u përshtatet nevojave të shtëpive edhe pse Netgear thotë se mbulon lojërat online dhe transmetimet video 4K.

Megjithatë është shumë larg modelin Tri-Ban Nighthawk AX12 i cili ka fuqi totale transmetime prej 10.8Gbps. /PCWorld Albanian