Ronaldo: Liga e Kampionëve duhet të quhet CR7 Liga e Kampionëve

E publikuar: 27/05/2018 02:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi fitoi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 në Kiev.

Ky ishte triumfi i tretë radhazi për Los Blancos në garën më të madhe për klube dhe titulli i 13-të në histori.

Lojtari i ndeshjes ishte Gareth Bale me dy golat e tij, por edhe pse Cristiano Ronaldo nuk shënoi në këtë takim, ai nuk harro t’ia jep meritat vetës.

Ronaldo me trofeun pas fitores ndaj Liverpoolit (Foto: Getty Images)

“Kush është top golashënuesi prapë?”, pyeti Ronaldo në mënyrë retorike pas ndeshjes.

“Liga e Kampionëve duhet të ndryshojë emrin dhe të quhet CR7 Liga e Kampionëve”.

“E kam fituar pesë herë dhe jam prapë golashënuesi më i mirë”, shtoi për fund ylli portugez, shkruan MARCA.

Ai gjithashtu tha se nuk e di nëse do vazhdojë me Los Blancos edhe në sezonin e ri.

Vlen të theksohet se Ronaldo e mbylli sezonin me 15 gola në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/