Ronaldo: Dua edhe dy gola tjerë ndaj Bayernit

E publikuar: 14/04/2017 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo është duke synuar edhe dy gola më shumë kundër Bayern Munich, por pret që prilli të jetë një muaj i “komplikuar” për Real Madridin.

Ronaldo ka arritur në shifrën e 100 golave evropiane me golat e tij në Allianz Arena dhe kjo e ka bërë shumë të lumtur.Megjithatë, sulmuesi portugez nuk ndalet me këtë gëzim pasi dëshiron edhe dy gola të tjerë në ndeshjen e kthimit.

“Kam qenë shumë i lumtur që shënova dy gola për shkak se kjo ka ndihmuar Madridin të fitojë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për faqen zyrtare.

“Shpresoj se do të kem edhe një tjetër dy-golësh në Santiago Bernabeu”, transmeton Telegrafi.“Ne kemi një avantazh të vogël dhe unë shpresoj se tifozët do të jenë me ne, sepse ajo do të jetë një betejë e vështirë.

“Shpresojmë se do të fitojmë dhe do të arrijmë në gjysmëfinale”, përfundoi sulmuesi portugez. /Telegrafi/