Rivarrim i Isës përfundon turpshëm, s’ka FSK në ceremoni

E publikuar: 10/06/2015 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Heroi Isa Boletini varroset vetëm nga familjarët dhe te ftuarit e tyre dhe pa praninë e FSK’së në ceremoni.

Zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë si dhe përfaqësues të trojeve tjera shqiptare e kanë vlerësuar lartë heroin Isa Boletini, duke e quajtur frymëzues të shqiptarëve ndër vite. Megjithëse në ceremoninë kryesore morën pjesë shumë prej liderëve më të rëndësishëm politik në Kosovë e Shqipëri, varrimi i Isa Boletini në Boletin do të bëhet vetëm nga familjarët dhe te ftuarit e tyre, njofton Veriu.info.

Bëhet e ditur se ceremonia e varrimit të heroit Isa Boletini do të bëhet në ora 14:30 në fshatin e lindjes së tij, në Boletin.

Edhe pse në ceremoninë kryesore morën pjesë shumë prej liderëve më të rëndësishëm politik në Kosovë e Shqipëri, varrimi i Isa Boletini në Boletin do të bëhet vetëm nga familjarët dhe pasardhësit e tij dhe te ftuarit e tyre.

As FSK nuk do të bartë arkivolin në Boletin dhe kjo thuhet të jetë vendosur në këtë mënyrë për të mos provokuar situatën.