I riu nga Lipjani që emocionoi të gjithë me historinë e tij prekëse

E publikuar: 10/03/2016 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një histori prekëse është publikuar dje në faqen “Njerëz të Kosovës” në Facebook, histori kjo e cila ka bërë që shumë njerëz të emocionohen dhe ta shpërndajnë atë me të madhe në rrjetin social.

Në këtë shkrim të kësaj faqe, që ka grumbulluar më shumë se 900 pëlqime që nga koha e postimit, është rrëfyer jeta e Gentrit Zogaj nga Lipjani, dhe vështirësitë që ai ka pasur gjatë viteve të fundit në jetën e tij.

“Njerëz të Kosovës”, siç edhe përshkruhet faqja në Facebook, është krijuar javën e fundit nga disa studentë të gazetarisë duke u inspiruar nga faqja amerikane “Humans of New York” dhe ku rrëfehen ngjarje e përjetime të ndryshme të njerëzve të Kosovës.