Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

E publikuar: 20/04/2021 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata e statistikave “Our World in Data”, publikoi këtë të martë një grafik me të dhënat më të fundit me numrin ditor të vaksinimeve për 100 banorë në disa vende të botës.

Të dhënat i përkasin datës 19 Prill 2021 nga ku Top Channel raporton se, për ritmin e vaksinimit Shqipëria renditet e para me 0.39 vaksinime për 100 banorë, duke lënë pas Kroacinë me 0.37, Serbinë 0.34, Malin e Zi 0.29, Lituaninë 0.24 madje edhe Turqinë me 0.23 e cila e ka nisur vaksinimin shumë kohë përpara Shqipërisë.Kosova është e parafundit në këtë listë me 0.06 vaksinime për 100 banorë.

Fqinjët tanë të Maqedonisë së Veriut janë një pozicion më sipër Kosovës me 0.11 vaksina për 100 banorë.Në rajon Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit me 0.01.

Ndërkohë më herët kryeministri Edi Rama ka treguar se nga kontrata e bashkimit Europian me 6 vende të rajonit, Shqipëria do të përfitojë plot 145 mijë vaksina.“Nuk ka nder më të madh për mua se sa udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju.

Fuqia që po tregojmë qysh nga dita e parë dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë, do të mbetet në ndërgjegjen shqiptare si një provë e madhe e karakterit tonë”, ka shkruar Rama në Facebook.