Rita me tre meshkuj brenda pak ditësh (Foto)

E publikuar: 30/11/2015 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sa i përket jetës private.

Këngëtarja gjatë kësaj jave ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të, transmeton Telegrafi.

Ajo është fotografuar në takime të ndryshme me tre mashkuj, mes tyre edhe me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Rita dhe Lewis kanë festuar deri në ora 03:00 të mëngjesit dhe janë fotografuar duke dalë nga “Dorchester Hotel”.

Reperi Krept ose ndryshe Cayso Johnson është një tjetër mashkull në shoqërinë e të cilit është parë artistja shqiptare dhe një video duke kërcyer e shoqëruar me zemra bëri që të aludohej për një lidhje mes tyre.

Ndërsa ditëve të fundit ajo është fotografuar me një tjetër mashkull, i cili mbetet akoma misterioz për mediat, duke dalë nga një restorant në Londër.

Megjithëse në një intervistë dhënë së fundmi Rita tha se ndarja nga Calvin Harris e kishte bërë të vuajë, ajo vazhdon të argëtohet me mashkuj të tjerë.