Rita jep lajmin: Nesër te Papa, për Nënën Terezë

E publikuar: 31/08/2016 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të ketë performancën e jetës.

Ajo ka ndarë një lajm të madh në emisionin “The Tonight Shoë” me Jimmy Fallon ku ka treguar se ajo do të këndojë për Papa Françeskun.

“Do të shkoj në Vatikan, nisem nesër. Unë jam person spiritual, andaj Vatikani është një gjë shumë e madhe për mua”, ka thënë ajo duke  shtuar se ndihet e nderuar për këtë fakt.

Ora ka thënë se do të jetë në Vatikan për shenjtërimin e Nënës Terezë. Rita Ora do të jetë edhe prezantuesja e America’s Next Top Model.