Rina Balaj: Nuk jam tradhtare e kombit

E publikuar: 13/02/2020 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka kohë që reperja nga Istogu, Rina Balaj, e ka zyrtarizuar lidhjen me reperin shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.

Megjithatë, emri i saj shpesh lakohet në faqet rozë, duke thënë se ajo është në një romancë dashurie me artistin grek.

Këtë së fundmi e ka sqaruar vet artistja, teksa tregon se Sin Boy është me prejardhje nga Berati.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

“E gjitha që ju nevojitet është dashuria me të vërtetë. Ta sqaroj edhe një fakt se SinBoy është shqiptar nga Berati që ka jetuar në Greqi, e dini se nuk jam tradhtare e kombit”, ka shkruar ajo në në postim të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Çifti i ri i showbizit po kalojnë kohë të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa po punojnë së bashku edhe në prurje të reja.Lexo po ashtu:Rina Balaj dhe Sin Boy së shpejti me këngë të re

Ata tashmë kanë finalizuar klipin e ri, i cili pritet të prezantohet së shpejti para publikut dhe fansave të shumtë të tyre.

Ndërkaq, “Meredith” i lansuar në dhjetor nga Rina dhe Sin Boy u prit tejet mirë dhe tashmë ka arritur të grumbullojë mbi dy milionë klikime në YouTube.