Remix Mini, kompjuter Android që kushton vetëm 30 dollarë

E publikuar: 18/07/2015 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompjuterët janë të madhësive dhe formave të ndryshme, dhe ndryshe nga dy dekada më parë, kompjuterët e ditëve të sotme janë më të mirë dhe më të përshtatshëm se ata që përdornim më parë. Një shembull i mirë është Remix Mini, që siç mund ta shihni edhe në foton e mësipërme, është aq i vogël sa mund ta mbani në dorë, dhe kushton vetëm 30 dollarë.

Mbi të gjitha, ai fuqizohet nga sistemi operativ Android i Google-it, që punonjësit e Jide Tech e kanë modifikuar në një platformë të quajtur Remix OS, e cila bazohet tek Android Lollipop. Meqë Android është dizajnuar për pajisjet mobile, ndryshimet e bëra tek platforma e kanë kthyer sistemin në një sistem operativ për desktop, citon krokodili.

Remix Mini përmban procesorin Allwinner me katër bërthama Cortex-A53 me arkitekturë 64-bit dhe shpejtësi 1.2GHz, së bashku me 1GB/2GB RAM dhe 8GB/16GB hapësirë të brendshme, në varësi të preferencave të blerësve. Ai ofron mbështetje për rezolucion 4K*2K, dhe përmban porta për USB 2.0, HDMI 1.4, Ethernet, dhe një vend për kufje. Ai do të ofrojë gjithashtu lidhjet WiFi dhe Bluetooth.