Reklamoi në internet dollapët për shitje, shfaqi pa dashje më shumë se që duhet (Foto)

E publikuar: 16/10/2018 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sophie Eke nga Londra nuk po mund të besonte, kur pa një reklamë që e kishte postuar nëna e saj në internet, përmes së cilës donte t’i shiste disa dollapë, që nuk i përshtateshin me renovimin e fundit.

Mirëpo, kur shkrepi fotografitë e orendive, pronarja ishte e zhveshur dhe gjoksi saj u shfaq në pasqyrën që ndodhej përballë, transmeton Telegrafi.

“Po shikoja se a ka ndonjë ofertues për dollapët, kur pashë komentet e shikuesve, që flisnin për gjoksin e nënës sime. Në fakt, kishte edhe mjaft lëvdata”, ka shkruar Eke.

Imazhi që në shikim të parë duket krejtësisht normal, është bërë viral duke u shpërndarë më se 20 mijë herë, ndërsa ka mbledhur më shumë se 80 mijë pëlqime. /Telegrafi/