Reklamat nuk funksionojnë prandaj uebsajtet po përdorin elektricitetin tuaj për të paguar faturat e tyre

E publikuar: 03/10/2017 04:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me kolapsin në vazhdim të rënies të të ardhurave nga reklamimi, uebsajtet po kthejnë sytë drejtë metodave të tjera për të paguar faturat e tyre të hostimit përfshirë përdorimin e kompjuterëve dhe telefonëve të vizutorëve për të prodhuar monedha virtuale.

Një praktikë kontroverse, rreth të cilës ca argumentojnë se vetëm një maluer e mundëson këtë gjë, kjo metodë zotëron potencial të lartë për uebsajtet të cilat duan të mbulojnë shpenzimet e tyre.

Problemi më i madh është ngadalësimi i kompjuterëve të vizitorëve dhe më e keqja mund të shkarkojë bateritë e pajisjeve apo të rrisë kostot e elektricitetit.

Rasti më konkret i aplikimit të kësaj praktike është The Pirate Bay dhe shërbimi i përmbajtjeve video Showtime ku dy sajtet u zbuluan ndërsa dërgonin kod për prodhimin e monedhave virtuale në kompjuterat e vizitorëve.

Pirate Bay tha se kodi ishte thjesht një testim, një eksperiment për të parë nëse mund të zëvendësojë reklamat në faqe.

Monedhat virtuale mbështeten nga një komunitet “minerash – gërmuesish” të cilët garojnë për të zgjidhur problemet komplekse matematikore dhe mundësuar transaksionet e këtyre monedhave.

Shpërblimet janë kolosale, ku vetëm rrjeti i Bitcoin gjeneron 7 milion dollar fitim çdo ditë për minerat. Por që të marrin një pjesë të këtij fitimi, minerat duhet të kenë fuqi kompjuterike të lartë.

Jo vetëm që këto kompjutera kanë kosto të lartë, por gjithashtu konsumojnë sasi të mëdha elektriciteti. Si rezultat shumica e kompanive kërkojnë alternativa të lira të energjisë apo efikasitetit siç është rasti i një firme Islandeze e cila përdor klimën e ftohtë të vendit ishullor për të ftohur kompjuterat.

E thënë ndryshe, uebsajtet të cilat kërkojnë të implementojnë këtë sitëm do të thonë një gjë: vizitori paguan faturën e elektricitetit, ndërsa uebsajti merr fitimin. /PCWorld Albanian