Refuzohet oferta e PSG-së për Alex Sandron

E publikuar: 11/07/2018 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germaini ka ofruar 40 milionë euro për Alex Sandro, mirëpo oferta është refuzuar menjëherë nga Juventusi.

Mbrojtësi i krahut kërkohet nga klubet e pasura evropiane, krahas kampionit francez, edhe nga Chelsea dhe Manchester Unitedi.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, klubi që e pronëson dëshiron t’ia rinovojë kontratën dhe palët kanë avancuar shumë në bisedime.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur PSG-në që të bëjë ofertë për futbollistin brazilian.

Porse oferta është kthyer mbrapsht, pasi që Juve pos që dëshiron ta mbajë në ekip, e vlerëson shumë më shtrenjtë Sandron.

Alex Sandro (Foto: Getty Images)

Njoftimi për refuzimin e ofertës së klubit parisien është bërë nga Tuttomercatoweb që thekson se Bianconerët nuk e kanë marrë aspak në konsideratë.

Alex Sandro është pjesë e Juves nga viti 2015 kur u transferua nga Porto. /Telegrafi/