Refuzimi për integrimin evropian nxit faktorët destabilizues

26.10.2019 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Refuzimi për integrimin evropian nxit faktorët destabilizues

Mosmarrja e datës për bisedimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, mund të nxisë forcat destruktive, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për të ndërmarrë veprime destabilizuese, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë. Por, ata nuk besojnë se këto forca mund të kenë kapacitete me pasoja të rënda ndaj sigurisë dhe stabilitetit në vend.

“Bllokimi i datës së bisedimeve nga ana e BE-së, gjithsesi se ka futur një pasiguri te qytetarët, por kjo nuk besoj se ky do të jetë ai faktori vendimtar për ndonjë destabilizim të përmasave të mëdha. Ne, duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë për të bërë, pavarësisht pohimeve se i kemi kryer detyrat e shtëpisë. Ne duhet ta pranojmë sfidën dhe të punojmë edhe më shumë që vendin ta bëjmë më të sigurt dhe me perspektivë”, thotë Trajan Gocevski, ekspert sigurie dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që vepron pranë kabinetin të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Ai thotë se tentimet për destabilizim mund të vijnë para së gjithash përmes rrjeteve sociale, apo sulmeve kibernetike, prandaj organet shtetërore, sipas tij, duhet me vëmendje të ndjekin të gjitha lëvizjet e dyshimta.

“Në këtë proces mund të paraqiten faktorë të ndryshëm destabilizues, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit pasi brenda nesh ka euro-skepticizëm, por edhe nga jashtë që nuk e duan anëtarësimin tonë në NATO. Ato veprojnë përmes shërbimeve të ndryshme, rrjeteve sociale, sulmeve kibernetike apo të internetit e kështu me radhë. Organet tona duhet të jenë të kujdesshme që të mos përballemi me ndonjë destabilizim”, thotë më tej Gocevski.

*Exposé

Ismet Ramadani nga Këshilli Euroatlantik, thotë se përpjekjet për destabilizim mund të vijnë nga lindja apo Rusia, por ai nuk beson se do të kenë sukses për faktin se Maqedonia e Veriut është para mbylljes së procesit të anëtarësimit në NATO.

“Mund të ketë ndonjë tentim gjatë fushatës zgjedhore nga grupe të vogla apo parti të vogla, nga rusët, e ndoshta edhe qarqe nga Serbia dhe vende tjera, të cilat janë kundër anëtarësimit tonë në NATO. Pra, ato mund të bëjnë ndonjë përpjekje për të dalë me ndonjë alternativë me Rusinë apo diçka tjetër, por stabiliteti dhe siguria e Maqedonisë së Veriut është çështje e kryer tani me vetë faktin se pothuajse të gjitha shtetet e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësim”, thotë Ramadani.

Bllagoja Markovski nga Qendra Ballkanike për Siguri, thotë se institucionet nuk duhet të zmbrapsen pavarësisht epilogut negativ nga samiti evropian pasi kjo mund të kishte pasoja për rikthimin e vendin në të kaluarën konfrontuese.

“Me rëndësi të madhe është që Maqedonia (e Veriut) nuk duhet të heqë dorë nga qëllimet strategjike që janë në rrjedhë e sipër, si anëtarësimi i plotfuqishëm i vendit në NATO dhe marrja e datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Heqja dorë nga këto procese, do të na kthente në vitet kur kishin konfrontime ndëretnike, krime të ndryshme, procese tjera destruktive. Pra, ajo duhet të vazhdojë rrugën e nisur pavarësisht se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve që tashmë janë caktuar më 12 prill”, thotë Markovski.

Maqedonia e Veriut në samitin evropian nuk arriti të merrte datën për nisjen e bisedimeve për shkak të kundërshtimit të Francës, e cila vlerëson se vendi ende ka punë për të bërë në sferën e reformave apo edhe për shkak të nevojës për reforma brenda unionit para të vendoset për zgjerimin me anëtare të reja.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

Zyrtarët e MKRS-së paralajmërojnë greva dhe bojkot

Zyrtarët e MKRS-së paralajmërojnë greva dhe bojkot

Erdogan: Nuk do ta pranoja Çmimin Nobel, në rast se do të më jepej një ditë

Erdogan: Nuk do ta pranoja Çmimin Nobel, në rast se do të më jepej një ditë

Mohimi i masakrës: Kosovarët të mos takohen me zyrtarët serbë, përveç dialogut të ndërmjetësuar

Mohimi i masakrës: Kosovarët të mos takohen me zyrtarët serbë, përveç dialogut të ndërmjetësuar

Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Aktakuzë kundër njëzet personave

Aktakuzë kundër njëzet personave

Forcat e Armatosura Shqiptare nisin dy kontingjente në Afganistan

Forcat e Armatosura Shqiptare nisin dy kontingjente në Afganistan

Këto janë fjalët e Kadri Veselit, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Këto janë fjalët e Kadri Veselit, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja

ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

Thaçi iu reagon ndërkombëtarëve nga Reçaku: Heshtja e juaj ia hapi gojën Vuçiqit që të mohojë masakrën

Thaçi iu reagon ndërkombëtarëve nga Reçaku: Heshtja e juaj ia hapi gojën Vuçiqit që të mohojë masakrën

E thotë Rute se Shqipëria nuk është gati për hapjen e bisedimeve me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër

E thotë Rute se Shqipëria nuk është gati për hapjen e bisedimeve me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër

Kadri Veseli nga Specialja po intervistohet për më shumë se 2 orë e gjysmë

Kadri Veseli nga Specialja po intervistohet për më shumë se 2 orë e gjysmë