Reforma brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, transferohen 200 zyrtarë

E publikuar: 02/09/2019 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Korrektues i Kosovës po vazhdon me reformat për një punë më efikase dhe më të mirë.

Si rezultat i kësaj 200 zyrtarë të SHKK, janë transferuar nga burgjet ku kanë kryer detyrat e tyre, në burgje të tjera ku do të ofrojnë përvojat e tyre.

“Pas një kohe të gjatë diskutimesh, kemi gjetur modalitetet dhe mënyrat më të mira dhe jemi ardhur në përfundim, t’i ndjekim praktikat e rotacionit, me qëllim që këto praktika të përcjellën nga një institucion në një institucion tjetër, me arsyen e vetme që të jemi më të suksesshëm dhe më efikas në punën tonë”, thuhet në komunikatën e SHKK’së drejtuar mediave.

Kjo është komunikata e plotë:

Në vazhdën e reformave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, prej kohesh kemi punuar ne vazhdimësi për nevojat dhe zhvillimin e SHKK-s. Deri më tani kemi arritur shumicën e objektivave tona, nga ato logjistike, trajnimin e zyrtarëve, si dhe luftimin e dukurive negative brenda institucioneve tona.

Pas një kohe të gjatë diskutimesh, kemi gjetur modalitetet dhe mënyrat më të mira dhe jemi ardhur në përfundim, t’i ndjekim praktikat e rotacionit, me qëllim që këto praktika të përcjellën nga një institucion në një institucion tjetër, me arsyen e vetme që të jemi më të suksesshëm dhe më efikas në punën tonë.

Sot, SHKK së bashku me të gjithë akteret kyç, ka arritur ta ndryshojë imazhin e SHKK-së, krejt kjo falë angazhimit dhe punës së përbashkët të stafit dhe ballafaqimit me sfidat nëpër të cilat ka kaluar.

Këto të arritura të SHKK-së, padyshim janë rezultat i angazhimit maksimal të shumë burrave dhe grave, të cilët janë pjesë e SHKK-së.

Hipoteza, e cila e ka përcjellë SHKK-në ndër vite, e që po len një shije të keqe për ne edhe sot, është nepotizmi dhe favorizimet.

Ne jemi duke punuar në mënyrën më të mirë të mundshme për t`i gjetur metodat dhe metodologjitë, për ta dëshmuar të kundërtën e saj, dhe duhet të dëshmojmë, se vërtetë jemi institucion me vlera dhe kredibilitet të lartë, pavarësisht se kjo do një sakrificë dhe mund më të theksuar për të dëshmuar gatishmërinë dhe vlerën tonë.

Institucionet e sigurisë, siç janë Policia e Kosovës ,FSK dhe Doganat, vetëm përmes rrotacionit të stafit, prej një qendre në qendrën tjetër kanë arritur t`i eliminojnë dukuritë negative, e pa dyshim ky rrotacion ka in putet e veta, andaj edhe SHKK do të testojë një metodologji të tillë, dhe sigurisht do jep efektet e veta pozitive.

Me fillimin e këtij rotacioni, kemi pas parasysh shumë kritere të tjera, përfshirë këtu edhe lehtësimin e udhëtimit dhe transportin e zyrtarëve, të cilët kanë filluar prej 01 shtator 2019 deri me 01 dhjetor 2019, e për të vazhduar edhe me rrotacione të tjera të këtij lloji edhe në të ardhmen.