Reali nënshkruan me talentin brazilian Rodrigues

E publikuar: 30/05/2018 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka kompletuar transferimin e adoleshentit, Rodrigo Rodriguez.

Gremio e ka pasur lojtarin tash e sa kohë, kurse Reali ka ndërhyrë për ta marrë talentin.

Ai ka nënshkruar një kontratë për gjashtë vjet, kurse mesfushori sulmues pritet që t’u bashkohet bashkëkombasve Augusto Galvan dhe Vinicius.

Të gjithë këta lojtarë do t’i bashkohen akademisë së Real Madridit.

“Kjo është një ëndërr për mua që të bart fanellën e klubit më të madh në botë”.

“Ky është klubi më i mirë për mua që të zhvillohen si lojtar dhe shpresoj se mund të fitoj shumë trofe këtu e t’u sjell kënaqësi tifozëve”, u shpreh Rodrigues për AS.

Real Madridi po bëhet gati për një periudhë të nxehtë transferuese në korrik dhe gusht, ku e diskutueshme mbetet e ardhmja e Ronaldos teksa vazhdon edhe saga e Neymarit. /Telegrafi/