Reali me rekord historik në La Liga pas fitores ndaj Getafes

E publikuar: 15/10/2017 05:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi fitoi ndaj Getafes në La Liga me rezultat 1-2.

Ishte një fitore mjaftë e vështirë për Los Blancos si mysafirë, por e merituar.

Pas kësaj skuadra e Zinedine Zidanes ka vendosur një rekord historik në La Liga.

Reali bëhet skuadra e parë në kampionatin elitar spanjoll që fiton 13 ndeshje radhazi si mysafirë. Deri më tani ky rekord mbahej nga Barcelona e Pep Guardiolas.

Me këtë rast ata kanë shënuar 35 gola dhe kanë pranuar 12.

E bukura e kësaj ndeshje ishte se për Zidanen ishte e 100-ta në krye të Real Madridit.

Ndeshja e ardhshme e madrilenëve është ndaj Eibarit. /Telegrafi/