Reali konfirmon lëndimin e Marcelos në muskulin e prapmë të këmbës së majtë

E publikuar: 22/09/2017 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit brazilian, Marcelo, por nuk ka treguar se sa pritet t’i mungoj Mbretërve.

Marcelo është lënduar në ndeshje ndaj Real Betisit të humbur nga Reali në shtëpi me rezultat 1-0.

Lëndimi i pësuar e ka detyruar brazilianin të lëshoj fushën në minutën e 72 për t’ia liruar vendin spanjollit, Lucas Vazquez.

Pas analizave dhe kontrolleve të bëra, Reali ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë është diagnostifikuar me lëndimin e pjesës së prapme të muskulit të këmbës së majtë.

Lëndimi i Marcelos është i shkallës së dytë dhe mendohet se do të jetë më i rëndë se që është menduar.

Marcelo duke qëndruar i shtrirë në fushë pas lëndimit

Megjithatë, gjiganti spanjoll nuk ka njoftuar se sa ditë apo muaj mund të mungoj Marcelo, por besohet se do jetë jashtë fushave rreth një muaj.

“Pas testeve të bëra në Sanitas La Moraleja University Hospital, lojtari ynë është diagnostifikuar me lëndim të shkallës së dytë të pjesës të muskulit të prapmë të këmbës së majtë”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen. /Telegrafi/