Reali interesohet për Ibran

E publikuar: 22/10/2018 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zlatan Ibrahimovic po tregon se vitet për të janë vetëm numër, suedezi po shënon pothuajse në çdo ndeshje për La Galaxy.

Sipas Tiempo de Juego për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Real Madridi.

Suedezit në janar i skadon kontrata me klubin nga MLS dhe kështu do të jetë i lirë të nënshkruajë me çdo skuadër.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Katharine Lotze/Getty Images/Guliver)

Los Blancos janë në kërkim të një sulmuesi në qendër të sulmit, si zëvendësues të Karim Brenzemas dhe 37-vjeçari është profili perfekt.

Ibra në 25 ndeshje për La Galaxy ka shënuar 22 gola.

Nuk duhet harruar se në të kaluarën Ibrahimovici ishte pjesë e Barcelonëm në 46 paraqitje për katalunasit kishte shënuar 22 gola.

Ibra ishte në të kaluarën pjesë edhe e skuadrave të njohura evropiane Malmo, Ajax, Inter, Milan, PSG dhe Manchester United. /Telegrafi/