Ramush Haradinaj edhe për një mandat kryetar i AAK-së, pa kundërkandidat e asnjë votë kundër

E publikuar: 23/06/2018 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj është zgjedhur sërish kryetar i AAK-së, në Kuvendin e VIII zgjedhor të kësaj partie, në të cilin nuk pati asnjë kundër kandidat. Ai është zgjedhur me votim të hapur me propozimin e Ardian Gjinit, për arsye që ishte kandidati i vetëm për kryetar, shkruan Lajmi.net.
Delegatët e miratuan këtë propozim dhe me të gjitha votat për e zgjodhën Haradinajn kryetar.

Haradinaj pas zgjedhjes kryetar tha se besimi i delegatëve është obligim i madh për të. Ai tha se nuk do të ndalet së punuari për të rritur AAK-në.

“Është obligim i madh ky besim, ta ndihmojnë për ta rritur aleancën. Skam me u ndal, kam me punuar që ta rrisim aleancën bashkë”.

Para mbajtjes së votimit, Haradinaj kërkoi që votimi të jetë i fshehtë, por nuk u përkrah nga delegatët. Këtu ai foli për planet e tij me AAK-në, raporton Ekonomia Online.

Në Kuvendin Zgjedhor është ndryshuar edhe statuti i AAK-së, ku mandati i kryetarit dhe kryesisë nga 3 vjet është zgjatur në 4 vjet.