Ramsey do të shkëlqente në Barcelonë!

E publikuar: 30/03/2016 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti i Arsenalit, Aaron Ramsey, a do ta gjente veten në radhët e kampionit në fuqi të Europës, Barcelona? Sipas legjendës së Liverpoolit, Ian Rush, mesfushori Ramsey ka kapacitet të luajë në petkun e Barcelonës.

Ai nuk pajtohet për mënyrën se si e kritikojnë futbollistin e ‘Topçinjve’. Ramsey është i lidhur me një kalim të mundshëm në Barcelonë.

“Mendoj se ai është një futbollist fantastik. Personat që e kritikojnë atë, nuk e njohin sa duhet për mendimin tim. Nuk është e çuditshme të dëgjosh zëra për një transferim të tij tek Barcelona.

Mendoj se stili i klubit blaugranas i përshtatet atij. Do të shkëlqente atje”, ka thënë Rush