Ramos këshillon Perezin: Transferoje Odriozolan

E publikuar: 13/10/2017 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos i ka kërkuar presidentit të klubit Florentino Perez të nënshkruaj me një mbrojtës të ri.

Real Madridi nuk ka zgjedhje zëvendësuese në repartin e mbrojtjes, për dallim nga repartet tjera që janë të mbipopulluara.

Kështu, Ramos i ka rekomanduar presidentit të klubit, Perezit, që të dal në gjah për të siguruar nënshkrimin me një mbrojtës të ri.

Mediat spanjolle raportojnë se kapiteni spanjoll i ka rekomanduar presidentit mbrojtësin e Real Sociedadit, Alvaro Odriozola, si një shtesë e vlefshme gjatë janarit.

Odriozola gjatë një dueli me Agollin në debutimin e tij me Spanjën

Sipas mediumit Diario Sport, Ramos është një tifoz i madh i të riut dhe beson se çmimi prej 40 milionë eurosh i kërkuar nga Sociedadi është një vlerësim real.

Ramos ishte i impresionuar nga Odriozola kur Real u takua me Real Sociedadit, megjithatë mendja e tij u ngrit pas kalimit të javës me mbrojtësin si pjesë e skuadrës spanjolle.

Mbrojtësi i Realit u kthye në Madrid duke kënduar lëvdatat e Odriozolas dhe i ka thënë Perezit ta sjellë atë në klub në janar.

Megjithatë, mediat spanjolle dje (e enjte) gjatë ditës raportuan se mbrojtësi i Sociedadit nuk është i interesuar për një kalim te Reali apo Barça. /Telegrafi/