Rama me Zahon në zyrë në vigjilje të Krishtlindjeve

E publikuar: 24/12/2016 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të veçantë në vigjilje të Krishtlindjeve. Për këtë të shtunë si “foto të ditës” kreu i qeverisë ka zgjedhur të publikojë një foto më Zahon, djalin e tij të vogël.

Zaho është mbi tavolinën e punës të të atit, në zyrën e tij në kryeministri, teksa Rama i jep në dorë tre tullumbace, dy të bardhë dhe një të kuqe.