Rama paralajmëron ashpërsim të masave në Shqipëri

E publikuar: 16/06/2020 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama ka paralajmëruar ashpërsim të masave në Shqipëri, nëse situata me koronavirus nuk do të përmirësohet.

Përmes një video-live në Facebook, Rama tha se mendon se situata mund të vihet përsëri në kontroll dhe mbyllja nuk do të shmanget nëse situata e përhapjes së COVID-19, vazhdon të rëndohet.

“Nëse do të vazhdojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë edhe njëherë pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë, por nuk dua ta zgjas me këtë, sepse kam bindjen se ende e kemi në dorë ta kontrollojmë situatën”, tha kryeministri Rama.

Rama tutje theksoi se nuk do të lejohen më grumbullime të jerëzve, qofshin ato edhe politike, duke nënkuptuar kështu protestave që ndodhën në javët e fundit në Tiranë.

“Virusi nuk ka këmbë, por përdor këmbët e budallallëkut njerëzor dhe për budallallëkun nuk ka rrugë tjetër veç tolerancës zero për këdo që e shfaq dhe për kudo që ai i shfaqet në krah”, u shpreh tutje Rama.