Rajoni i Kadri Veselit ‘kampion’ me uzurpime (DOKUMENT)

E publikuar: 01/03/2016 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ishte zyrtari shtetëror që insistoi të publikohet lista e uzurpatorëve të ndërmarrjeve shoqërore në vend. Mirëpo, sipas kësaj liste, rajoni prej nga vjen Veseli (Mitrovica) del të jetë ‘kampione’ për nga numri i ndërmarrjeve të uzurpuara në vend, shkruan portali ‘Infokusi.com’.

Sipas listës së publikuar nga AKP, 89 ndërmarrje shoqërore në rajonin e Mitrovicës, apo 52 për qind e ndërmarrjeve të përgjithshme me uzurpatorë në vend, ende shfrytëzohen nga uzurpatorët. Në rajonin e Mitrovicës janë të uzurpuara 29 lokale, 32 parcela të tokës, 8 zyre, 2 depo etj, raporton ‘Infokusi.com’.

Ndërsa në Prishtinë 51 ndërmarrje janë me uzurpatorë, prej të cilave 25 pompa të benzinës, 21 lokale dhe tokë, 8 lokale, 1 hotel, 3 ndërtesa administrative, etj.

Është interesant fakti se në rajonin e Gjilanit nuk ka ndërmarrje të uzurpuara, derisa në Prizren janë 3 sosh. Ndërsa në rajonin e Pejës janë 27 ndërmarrje të uzurpuara./Infokusi.com/

12788041_830909340374716_1085572351_n

12767208_830904963708487_1057212593_n